Joao Miranda, kapiteni i ri i Brazilit

01/09/2016 00:00

Mbyllet epoka e Brazilit me Neymar si kapiten. Sulmuesi 24-vjeçar hoqi dorë nga ky rol në përfaqësuesen amerikanolatine menjëherë pas përfundimit të Lojërave Olimpike të Rio de Zhaneiros dhe detyroi trajnerin Tite që të mendojë për të gjetur pasuesin e tij.

Këtë radhë zgjedhja e Tites shkoi te një lojtar veteran, por që është një shtyllë e Seleçaos dhe bëhet fjalë për Joao Mirandën, i cili ishte zëvendëskapiteni i parë i 5 herë kampionëve të botës.

“Kombëtarja ka disa liderë dhe për mua do të jetë një nder i madh që të mbaj shiritin e kapitenit. Është momenti më i mirë për t’u dhënë një përgjigje tifozëve. Njerëzit duan fitore dhe futboll të bukur dhe trajneri Tite na ka përgatitur në mënyrën më të mirë”, tha mbrojtësi i Interit në prag të sfidës që Brazili do të luajë me Ekuadorin për eliminatoret e Botërorit 2018.

Top Channel