Vlorë, Rama inspekton shëtitoren: Të paduruarit e romuzeve do thonë nuk isha unë

28/08/2016 00:00

Kryeministri Edi Rama inspektoi kantieret e projekteve ne infrastrukture. Janë tre investime strategjike që rregullojnë përfundimisht lëvizjen e mjeteve në qytet dhe drejt Bregut dhe transformojnë vijën bregdetare.

Rruga Transballkanike me gjatësi 3.7 kilometra, që fillon në superstradën Vlorë-Fier është një segment strategjik në infrastrukturën e qytetit. Ajo i jep Vlorës një hyrje moderne. Projektet e tjera qe janë inspektuar ishin unaza e re e qytetit dhe shëtitorja në vijën bregdetare. Kryeministri u ndaluar në çdo kantier pune të hapur përgjatë 5 kilometrave të saj.

Edi Rama, kryeministër: Unë jam i bindur që i gjithë ky volum i jashtëzakonshëm pune do të japi rezultat fantastik dhe gjithë ata që nga padurimi lëshojnë romuze dhe fjalë të nxituara kur të mbarojë kjo punë do të thonë që unë s’kam thënë gjë, unë e dija që do të dilte bukur, e ka thënë dikush tjetër skam qenë unë.  Me plotësimin e infrastrukturës mbrapa do të çlirohet gjithë pjesa përpara sepse nuk është një rrugë për të përshkuar atdheun, por është një rrugë shëtitoreje dhe nuk mund të ketë një shpejtësi më të madhe se sa shpejtësia që imponon kalimi me 2 korsi. Nuk mund të ketë më shumë korsi, sepse ndan në mënyrë brutale gjithë pjesën e jetueshme nga plazhi dhe i kthen në aventura gjithë kalimet e rrugës së atyre që vijnë për të pushuar, ose atyre që jetojnë drejt hapësirës publike dhe patjetër që rruga dytësore që do të ndërtohet, rruga mbrapa dhe rruga lart do të plotësojnë gjithë nevojat për një trafik më normal. Ndërkohë që në kohën e pikut bllokohen autostrada, jo më rrugët e qyteteve turistike që janë gjithmonë të rënduara nga trafiku.

Top Channel