Juve ruan kreun, mposht Lazion në transfertë

27/08/2016 00:00

Juventus ka mundur 1-0 një Lazio të fortë, në takimin që i parapriu serisë së ndeshjeve të javës së dytë të Serie A. Bëhet fjalë për suksesin e dytë të bardhezinjve.

Pjesa e parë ishte me ritme të ngadalta për shkak të motit shumë të nxehtë, që detyroi arbitrin të bënte një ndërprerje të lojës në minutën ‘28.

Gjithësesi, rastet nuk munguan. Në minutën ‘9, një goditje me kokë e Dybala vuri në vështirësi Marchettin, ndërsa në ‘23, Benatia kishte shansin për të kaluar Lazion në avantazh pas një krosi të Felipe Anderson, që u devijua nga Buffon.

Në pjesën e dytë, një goditje e dyfishtë e Mandzukiç u grushtua dy herë nga Marchetti, ndërsa një diagonale e Dybala doli jashtë porte.

Bardhezinjtë kaluan në avantazh në minutën e ’66 me Khedira, që i asistuar nga Dybala gjunjëzoi Marchettin me një diagonale të saktë.

Ndërsa në minutën e ’80, Buffon bllokoi pa vështirësi një goditje të Parolo. Për “zonjën e vjetër” për debutimin e parë Pjaca, që në minutën e ’25 zëvendësoi Higuain.

Top Channel