Zika, transmetohet edhe përmes seksit; Rasti i parë zbulohet në SHBA

26/08/2016 00:00

Në Amerikë është shënuar rasti i parë i transmetimit të zikës, ku personi nuk kishte asnjë simptomë të virusit, por nëpërmjet marrëdhënieve seksuale ka infektuar me Zika edhe partneren e tij.

Lajmi erdhi në të njëjtën ditë kur drejtoria e ushqimit dhe ilaçeve nxori udhëzimin se të gjithë donatoret e gjakut në Shtetet e Bashkuara do t’i nënshtrohen testit për virusin Zika.

Autoritetet shëndetësore në mbarë botën kanë udhëzuar të gjithë personat të kenë kujdes kur udhëtojnë drejt zonës ku është rreziku më i madh i përhapjes se sëmundjes, pikërisht Amerikës së Jugut.

Aty ku është edhe frika më e madhe e ekspertëve , Rio de Janiero raportohet se çdo gjë është nën kontroll dhe nuk është shënuar ndonjë rast me Zika.

Këtë e ka konfirmuar Organizata Botërore e Shëndetësisë, pavarësisht shqetësimeve në mbarë botën për përhapjen e virusit vdekjeprurës.

Pickimit të mushkonjës që mban Zikën iu tremben edhe shumë sportistë që dhanë dorëheqjen nga Lojërat Olimpike për shkak të frikës së infektimit.

Emra të njohur si numri 1 i Golfit ne bote Jason Day, apo tenisti Milos Raonic nuk pranuan të ishin pjesë e këtij eventi gjigant sportiv.

Top Channel