Valuta e burgjeve në SHBA, makaronat kalojnë duhanin

23/08/2016 00:00

Makaronat i kanë marrë vendin e parë duhanit duke u bërë malli më i vlefshëm në burgjet amerikane. Ky është rezultati i një studimi të kryer nga Michael Gibson-Light, një studiues në universitetin e Arizonës, i cili tha se reduktimi i cilësisë dhe sasisë së ushqimit në burgje për shkak të shkurtimit të fondeve i ka shndërruar makaronat në mall të vlefshëm.

“Makaronat gjenden lehtë dhe kanë shumë kalori. Shumë prej të burgosurve i kalojnë ditët duke u stërvitur dhe me ushqimet e tjera nuk kanë energji. Që këtu nisi historia e vlerësimit të makaronave”, deklaroi Gibson Light.

Ai shtoi se situata mund të cilësohet si kursim ndëshkues, pasi që prej vitit 1982, fondet për burgjet nuk kanë ndjekur trendin në rritje të njerëzve që burgosen dhe detyrimisht pa më pak para për ushqim.

Sipas Gibson Light, i cili intervistoi punonjës burgjesh dhe të burgosur, sasia e ushqimit pakësohet vit pas vitit dhe kjo ka pasoja shumë serioze.

Në burgjet ku paraja nuk ekziston, aplikohet një formë ekonomie shkëmbimi mall me mall dhe që mallrat e vlefshme të humbin vlerë, duhet një ndryshim serioz. Uria duket një arsyer mjaft serioze që e ka zbritur duhanin në vendin e dytë dhe makaronat i ka ngjitur në vendin e parë. Sipas studimit, makaronat në burgjet shkëmbehen me sende të tjera si veshje, produkte higjiene madje edhe shërbime si lavanderia apo pastrimi i qelive.

Madje edhe në kumar, të burgosurit nuk po përdorin më cigaret, por makaronat. Sipas statistikave zyrtare, në vitin 2010, SHBA shpenzoi 48,5 miliard dollarë për burgjet, 5,6% më pak së në vitin 2009, ndërsa numri i të burgosurve është rritur.

Top Channel