Nuk ndodh shpesh që një nënë t’i japë jetë një fëmije në avion, por foshnja me emrin Haven pati fatin e veçante të lindte në një fluturim të nisur nga Dubai me destinacion Manilen.

Nëna e foshnjës thotë se gjithçka ndodhi papritur, pasi fëmija lindi 5 javë përpara datës së përcaktuar nga mjekët.

Stjuardesat e Cebu Pacific, janë të trajnuara edhe si mami ndaj i erdhën në ndihmë nënës së re. Foshnja mori mesazhin e parë nga bordi i ekuipazhit të avionit, ku shkruhej: “Për Haven, ti je një dhuratë nga zoti që linde 10 mijë metra mbi tokën, dhe ne jemi të bekuar që asistuam në lindjen tënde. Me siguri do të jesh pasagjerja që do të mbajmë mend më gjatë në jetën tonë”.

Për disa nga pasagjerët që ndodheshin në bord, skena ishte si nëpër filma, aq më tepër kur pas lindjes nëna u kthye qetësisht në sediljen e saj me foshnjën në duar.

Asnjë nga pasagjeret nuk u ankua, edhe pse fluturimi u vonua 18 orë për të shkuar në destinacion, pas një uljeje emergjente. “Ne jemi të gjithë të bekuar”, thanë pasagjerët.

Top Channel