Tiranë, pranga për gjobëvënie 16-vjeçarit
18/08/2016 00:00
Një 16-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës këtë të enjte nën akuzën e gjobëvënies.
Lajmin e bëjnë të ditur burime policore zyrtare, sipas të cilave adoleshenti i kishte vendosur një gjobë prej 200 mijë lekësh drejtorit të një shkolle në Sharrë.
Sipas burimeve, 16-vjeçari i identifikuar me inicialet A.Xh, është arrestuar në momentin kur po merrte paratë.
Materialet i kanë kaluar tashmë Prokurorisë së Tiranës, e cila ka ngritur ndaj të riut akuzën e “gjobëvënies”.
Top Channel