Conte nuk heq dorë nga Fabregas

16/08/2016 00:00

Antonio Conte nuk ka ndërmend të privohet nga shërbimet e Cesc Fabregas. Trajneri italian i Chelsea mohoi zerat  që ishin shfaqur orët e fundit që flisnin për një kalim të mundshëm të spanjollit te Reali i Madridit.

“Cesc është futbollist i Chelsea dhe unë jam i kënaqur me sjelljen e tij. Ai duhet të dijë që në fillim se ne jemi një skuadër e madhe dhe se mua më duhet të marr vendime për zgjedhjen e formacionit përpara një ndeshjeje”, ishte deklarata e Contes që në ndeshjen me West Ham e la mesfushorin 29 vjecar në pankinë.

Për Fabregas ka shfaqur interes edhe Juventusi, që ka parë tek spanjolli zëvendësuesin e vendit e vendit të lënë bosh nga Paul Pogba në Mesfushë.

Top Channel