Gjithçka për medaljen e artë

16/08/2016 00:00

Të kryesosh garën e 400 metrave gjatë gjithë kohës dhe të shohësh që afër vijës përfundimtare dikush tjetër po të kalon, duhet të jetë e dhimbshme.

Shaunae Miller, atlete 22-vjeçare nga Bahamas u zhyt me kokë në vijën e finishit për ‘t’i vjedhur’ medaljen e artë amerikanes Allyson Felix.

22-vjeçarja kryesonte garën që në start, por në metrat e fundit atletja amerikane kishte ruajtur më shumë energji dhe e parakaloi atë me disa centimetra. Por pikërisht atëherë kur amerikania kujtoi se mori të artën, 22-vjeçarja nga Bahamasi bën sakrificën më të madhe; hidhet me kokë duke prekur e para vijën e fundit të garës, jo me këmbë, por me duar.

Në fillim të gjithë menduan se ajo u rrëzua dhe askujt nuk i shkoi në mendje se ishte një zhytje e qëllimshme e atletes. Vetë Shaunae do të rrëfente më pas se u hodh qëllimisht dhe qëllimi u arrit e shenjat e mbetura nga përplasja në pistë justifikohen nga medalja e artë.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel