“Rio 2016”, propozim i pazakontë për martesë

16/08/2016 00:00

Një episod romantik jashtë programit ka ndodhur në Lojërat e Rios pas finales së hedhjeve në trampolinë prej 3 metrash.

Pasi ka fituar medaljen e argjendtë, kinezja He Zi, ka marrë para syve të të gjithë botës një propozim për martesë nga ana e të fejuarit të saj: ai në gjunjë, i ka dorëzuar unazën, duke mbajtur një fjalim të gjatë. Por pa puthje, vetëm një përqafim.

Ai që ka bërë propozimin për martesë, ka qenë një tjetër zhytës i kombëtares kineze, Qin Kai, 30 vjeç, i cili ka marrë medaljen e bronxtë në sinkron në tre metra, ndërkohë që në Lojërat e Pekinit dhe në Londër kishte marrë medalje të artë në të njëjtën kategori.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel