Pamje horrori, përplas kalimtarin e më pas kërcen mbi të

16/08/2016 00:00

Një video e çuditshme ka pushtuar rrjetet sociale teksa dallohet një femër e cila kërcen mbi një person të pajetë, të cilin e sapo e kishte përplasur ajo vetë.
 

Ngjarja ka ndodhur  në Jining City në provincën Shandong të Kinës lindore më 10 gusht, raportojnë mediat kineze.

Shoferja ende e paidentifikuar është arrestuar nga policia dhe incidenti është aktualisht nën hetim.

Sipas njoftimeve, gruaja e përplasi viktimën dhe vijoj rrugën për rreth 200 metra derisa ajo u përplas me një makinë tjetër.

Por ajo që ka lënë pa fjalë dëshmitarët e kësaj ngjarje ka qenë reagimi i saj kur është afruar pranë trupit.

Në vend që të kërkonte ndihmë për kalimtarin i cili ndodhej i shtrirë në tokë, ajo ka filluar të kërcejë dhe të hedhë një sërë mallkimesh.

Kanë qenë dëshmitarë të kësaj ngjarje të cilët ndërsa kanë njoftuar policinë për ngjarjen, nuk kanë lënë pa filmuar edhe skenën e cila do të ishte e denjë për një film horror.

Top Channel