Aksidentoi për vdekje një këmbësore, arrestohet drejtuesi i motorit

14/08/2016 00:00

Një shtetase 57-vjeçare ka mbetur viktimë, si pasojë e përplasjes nga një motor që drejtohej prej një 31-vjeçari të arrestuar tashmë nga policia.

Sipas njoftimit të policisë, blutë e Elbasanit kanë arrestuar shtetasin Ardit Lazja, banues në fshatin Cingar të Gramshit, pasi dyshohet si autori i aksidentit me pasojë vdekjen e shtetases B. Xh., nga fshati Shtëpanjë.

57-vjeçarja u transportua menjëherë për në Spitalin Kirurgjik të qytetit të Elbasanit, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Drejtuesi i motorit është arrestuar, në pritje të veprimeve të Prokurorisë së Elbasanit për veprën penale “shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”.

Top Channel