Zjarret zhvendosin qindra familje në Marsejë

11/08/2016 00:00

Zjarret masive që kanë përfshirë jugun e Francës, kanë plagosur 7 persona ku katër prej tyre janë në gjendje kritike për jetën. Po ashtu zjarri  ka djegur 3300 hektarë tokë.

Sipas prefekturës lokale, zjarret në Marsejë janë aktivë, por nuk kanë rrezik për t’u përhapur në zona të tjera sikurse ka ndodhur ditët më parë.

Njëra nga vatrat e zjarreve shkoi deri në qytetin Fos-sur-Mer , 40 kilometra larg Marsejës. Erëra të forta së bashku me motin e thatë kanë stimular përhapjen e zjarrit dhe shtëllungave të mëdha të tymit që janë qartësisht të dallueshme në rivierën franceze.

Qindra shtëpi janë dëmtuar,  ndërsa 20 janë djegur plotësisht. 2500 zjarrfikës po merren me menaxhimin e situatës. Pjesë të autostradës jashtë Marsejës  u bllokuan për shkak të zjarreve dhe disa fluturime në qytetin jugor janë vonuar dhe disa të tjera janeëanuluar ditën e  enjte.

Po ashtu, Veriu i Spanjës është i kërcënuar nga zjarre masive. Shtëllunga të mëdha tymi kanë kërcënuar edhe rivierën turistike të vendit.

Top Channel