Sarandë, shpërthen bombola e gazit, 3 të plagosur

09/08/2016 00:00

Tubi i një bombole gazi ka shpërthyer këtë të martë në një lokal në Ksamil të Sarandës, duke plagosur tre persona.

Lajmin e bëjnë të ditur autoritetet lokale, sipas të cilave personat në fjalë kanë pësuar djegie të pjesshme në trup, por janë jashtë rrezikut për jetën.

Burimet saktësojnë se tre shtetaset e lënduara janë identifikuar me inicialet D.M, 43 vjeç dhe M.B e Gj.T nga 19.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në ambjentet e një lokali, në pronësi të gruas 43-vjeçare, ndërsa dy të rejat rezultojnë punonjëse të saj.

Të treja ato janë dërguar drejt Tiranës për të marrë mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës.

Top Channel