PD denoncon Balilin, publikon foto

09/08/2016 00:00

Partia Demokratike shpërndau dy fotografi me të njëjtin person, të cilin e identifikon si Klement Balilin, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge.

Sipas opozitës, ai ndodhet në një kompleks privat në Sarandë, duke pushuar i qetë në një skaf dhe në të njëjtin vend ku është nëndrejtori i Përgjithshëm i Policisë, Rebani Jaupaj.

Partia Demokratike i kërkoi kryeministrit të shpjegojë publikisht se çfarë bën në të njëjtin vend një i kërkuar ndërkombëtar për trafik droge me numrin 2 të Policisë së Shtetit.

Sipas opozitës, ky fakt dëshmon se Klement Balilaj, i cilësuar si “Eskobari i Ballkanit”, i shpëtoi aksionit ndërkombëtar me përkrahjen e plotë të kreut të qeverisë shqiptare.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel