“Portokallia” ndalet në Durrës

09/08/2016 00:00

Trupa e spektaklit të mirënjohur të humorit “Portokalli” është ndalur mbrëmjen e kaluar në qytetin bregdetar të Durrësit. Sheshi “Liria” në qendër të qytetit dhe shkallët e institucioneve përreth tij kanë qenë të mbushura, si asnjëherë tjetër këtë sezon, me qytetarë dhe pushues të grupmoshave të ndryshme, të cilët kanë ndjekur me kënaqësi spektaklin e mundësuar nga Bashkia e Durrësit.

Prezantueset e spektaklit dhe humoristët e kanë bërë pjesë të shfaqjes publikun, duke e mbajtur të ndezur atmosferën gjatë të gjithë kohës, ashtu si vetëm “Portokalli” di ta bëjë.

Spektakli “Verë dhe Portokalle” do të vijojë rrugëtimin edhe në sheshe të tjera të qyteteve shqiptare, duke dhuruar argëtim dhe një sezon më të shëndetshëm veror përmes batutave plot humor dhe vitaminës C me shumicë.

Top Channel