Vlorë, asgjësohen 16.500 rrënjë kanabis

09/08/2016 00:00

Policia e Vlorës ka njoftuar asgjësimin e 16.500 rrënjëve kanabis sativa, të cilat ishin të kultivuara në 13 parcela në 2 fshatra.

Bimët narkotike u gjetën të mbjella në fshatrat Tërbaç dhe Bolenë, të cilat ishin të kultivuara nëpër sipërfaqe toke pa pronar të ndara në 13 parcela në total. P

Policia bëri asgjësimin e tyre me djegie. Punohet për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve të këtyre bimëve narkotike.

Top Channel