Lezhë, pranga për mashtrim 43-vjeçarit

09/08/2016 00:00

Policia e Lezhës ka ndaluar një shtetas të shpallur në kërkim për mashtrimin e 8 personave për kontrata pune jashtë shtetit kundrejt një pagese monetare. Unifrmomat blu kanë arrestuar 43-vjeçarin Kol Gjokaj, banues në Gjakovë.

Ky shtetas dyshohet se në muajin maj të vitit të kaluar, në Lezhë, ka mashtruar 8 shtetas duke ju premtuar kontrata pune në Austri kundrejt një pagese prej 800 euro secilit.

Për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës se Parë Lezhë më 5 shkurt të këtij vitit kishte caktuar masën masën e sigurimit “Arrest me burg” për kryerjen e veprës penale të “Mashtrimit” parashikuar nga neni 143 i Kodit Penal.

Top Channel