Përmbytjet në Maqedoni, Basha: Bashkitë e drejtuara nga PD të ofrojnë ndihmë

07/08/2016 00:00

Kreu i opozitës shqiptare, Lulzim Basha ka shprehur keqardhje lidhur me situatën e krijuar në Maqedoni pas reshjeve të dendura të shiut.

Përmes një deklarate bërë publike për mediat, Basha u kërkon bashkive të drejtuara nga PD që të ofrojnë një ndihmë sado modeste në shenjë solidariteti, më tej ai i kërkon edhe kryeministrit Rama që të bëjë të njëjtën gjë.

Deklarata e kreu të PD, Lulzim Basha
Përmbytjet në Maqedoni dhe bilanci tragjik i jetëve të humbura mes të cilëve shumë shqiptarë kanë tronditur dhe hidhëruar mbarë opinionin publik.

Ngushëllimet e mija më të thella për familjet e viktimave. Jemi pranë çdo familje të goditur nga kjo fatkeqësi natyrore në këto orë të vështira për ta.

Partia Demokratike i ka kërkuar bashkive të drejtuara nga ne të bëjnë gjithçka për të ofruar një ndihmë sado modeste në shenjë solidariteti për familjet e goditura. I kërkoj qeverisë shqiptare të bëjë të njëjtën.

Top Channel