Bushati dënon sulmin ndaj Kuvendit

05/08/2016 00:00

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka dënuar sulmin me granatahedhës në selinë e Kuvendit të Kosovës.

Ai e ka cilësuar sulm ndaj demokracisë aktin në fjalë përmes një reagimi të shprehur në rrjetet sociale, ku ka kërkuar nga autoritetet që autorët të vihen përpara përgjegjësisë.

“Sulmi ndaj Kuvendit të Kosovës, sulm ndaj demokracisë e stabilitetit. Sulmi ndaj Kuvendit të Kosovës, sulm ndaj institucioneve legjitime dhe rrugës europiane”, thota Bushati.

“Autorët të vihen para drejtësisë”, mbyll reagimin kryediplomati shqiptar.

Top Channel