Rio 2016 nis me futbollin e femrave

04/08/2016 00:00

Futbolli ishte sporti që çeli Olimpiadën e Rio 2016, me Nilla Fischer të Suedisë që realizoi golin e parë të kompeticionit.

Sfida mes Afrikës së Jugut dhe Suedisë në futboll për femra, e cila u luajt në stadiumin Olimpik u fitua nga skandinavet me rezultatin minimal 1-0.

Ndeshja ishte e vlefshme per Grupin E dhe ishte një gabim i portieres së Afrikës së Jugut, Roxenne Barker që i lejoi Fischerit të realizonte golin e 3 pikëve për ekipin e saj në një grup shumë të vështirë, ku bëjnë pjesë dhe Brazili dhe Kina.

Kanadaja gjithashtu e nisi me fitore turneun olimpik pasi mundi 2-0 Australinë në Grupin F, pavarësisht se luajti për 70 minuta me 10 vetë. Golat për kanadezet u realizuan nga ana e Beckie në minutën e parë dhe Sinclair në të 80-tën.

Top Channel