Kërcimet nga Ura e Fshenjtë

01/08/2016 00:00

Të dielën u mbajtën garat tradicionale të kërcimeve nga Ura e Fshenjtë në lumin Drini i Bardhë në Gjakovë. Ashtu siç do herë tjetër, edhe këtë radhë nuk mungoi spektakli dhe rivaliteti nga pjesëmarrësit.

Garuesit që kërcyen nga 18 metra lartësi konkurruan në dy disiplina, dallëndyshe dhe në këmbë.

Kampioni i vitit të kaluar, Sali Riza, edhe këtë radhë ishte më i miri në kërcimin dallëndyshe, por këtë vit ndau vendin e parë me Ludvig Prenqin, që të dy u vlerësuan me nga 59.5 pikë, ndërsa në vendin e tretë u rendit Shkëlzen Goqi me 58.5 pikë.

Edhe në kërcimet në këmbë kishte dy fitues. Alfred Prenqi e Arlind Shala u vlerësuan me nga 60 pikë, ndërsa Teki Miftari zuri vendin e fundit në podium me 58.5 pikë.

FOTO GALERI
1/20

Top Channel