Miqësorja, Barça fiton 3-1 ndaj skocezëve të Celtic

30/07/2016 00:00

Barcelona ka fituar 3-1 në miqësoren ndaj Celtic. Trajneri i katalansve hodhi në fushë që nga minuta e parë argjentinasin Lionel Messi dhe uruguajianin Luis Suarez, por golat u shënuan nga të tjerë lojtarë.

Në minutën e 11, turku Arda Turan shënon një gol të bukur për 1-0, por skocezët e Brendnan Rodgers arrijnë të barazojnë vetëm 18 minuta më vonë me Griffiths.

Barcelona rikthen epërsinë në të 31-n, kur Ambrose shënon në portën e tij, ndërsa katër minuta nga pjesa e parë talenti Munir çoi topin në rrjetë për 3-1.

Për ndryshim nga pjesa e parë, në të dytën nuk kishte asnjë gol. Trajnerët provuan të gjithë lojtarët, ndërsa Barça dha sinjale pozitive në këtë miqësore.

E njëjta gjë nuk mund të thuhet për ekipin e ish-trajnerit të Liverpool, që ende nuk po arrin të gjejë formën optimale përpara startit të sezonit të ri.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel