E frikshme, por ky peshkaqen po ju “buzëqesh”

29/07/2016 00:00

Mund të ketë shumë pak gjëra të frikshme me të cilat mund të jeni ndeshur në botë, por një ndër to është edhe “buzëqeshja” e ofruar nga një peshkaqen.

Një biolog amerikan i Marinës, Chris Perkins, ka bërë një seri fotosh të grabitqarit të ujit, imazhe të jashtëzakonshme dhe që shumë pak prej jush mund t’i ketë çuar ndonjëherë nëpërmend.

Qetësia e ujit ndihmon gjithashtu në dhënien e një pasqyre, edhe pse të frikshme, por shumë të bukur dhe për të cilën jemi kuriozë të gjithë, të një grabitqari si peshkaqeni, teksa vihet në kërkim të ushqimit të tij të radhës.

Në rolin e fotografit, biologu 25-vjeçar nga East Hampton i Connecticutit i ka shkrepur këto foto në Gansbaai të Afrikës së Jugut.

Fjalët janë të tepërta në përshkrimin e kësaj “shtëpie” të peshqve që përfundojnë në të.

FOTO GALERI
1/12

Top Channel