Lu: S’fituan partitë, por qytetarët. Rama e Meta në takimin për reformën, bojkoton PD

28/07/2016 00:00

Kryeministri Edi Rama i konsideroi beteja çdo hap të zbatimit të reformës në drejtësi. Ai ju referuar miratimit të ligjeve për të bërë të zbatueshme këtë reformë.

“Qoftë me 7 ligjet urgjente që kanë radhën tani, qoftë me fillimin e zbatimit të tyre që është një histori krejt më vete dhe me dhjetëra ligje të tjera që janë në planin e punës kolosale për këtë reformë. Çdo hap do të jetë një betejë. Reformë pa betejë nuk ka dhe për më tepër një reformë si kjo as nuk mund të imagjinohej ndryshe nga çhoqem dhe jam i sigurt ç’do heqim akoma”, tha kryeministri Rama.

Ndërsa Ilir Meta, kryetar i Parlamentit, kërkoi që në këto momente të ketë vetëm konsesus.

“Ndaj kjo reformë kushtetuese, historike, e drejtësisë, që u kurorëzua me një konsensus historik, ishte dhe mbetet domosdoshmëri që duhet të vazhdojë me konsensus. Nuk duhet të harrojmë se dikur kemi qenë të gjithë në opozitë. Nuk duhet të harrojmë se Shqipëria është një demokraci e pakthyeshme, ku rotacioni është i pashmangshëm për të gjithë ne dhe një ditë përsëri do të jemi në opozitë”, u shpreh kreu i Kuvendit.

Ambasadori amerikan Donald Lu, deklaroi se, e gjithë reforma i përket shqiptarëve dhe jo politikës.

“U mblodhën sërish përpara Kuvendit, në pikë të diellit, duke brohoritur për reformën përpara Kuvendit ndërsa Mercedesët dhe BMË-të e zeza, me ajër të kondicionuar të politikanëve, kalonin para tyre. Ata ishin pensionistë, studentë dhe shtëpiake. Kërkonin diçka shumë të thjeshtë, drejtësi”, u shpreh Ambasadori Lu.

Top Channel