Shërohet edhe hepatiti C, 11 pacientë çlirohen nga virusi

28/07/2016 00:00

Edhe në Shqipëri mund të shërohet hepatiti C . 11 pacientë të prekur nga Hepatiti C dhe të trajtuar për rreth 12 javë me një medikament të ri, që vetëm një vit më parë u përfshi në listën e barnave të rimbursushme, kanë pasur rezultate të mira.

Këtë ka deklaruar ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj në ditën botërore të hepatitit, i cili premtoi  se fondi  këtë vit për këtë medikament  jetë shpëtues do të jetë afro 1.5 milionë euro.

“Rimbursojmë 100% edhe barna shumë të reja që janë shërues për Hepatitin. Vjet ne kemi financuar rreth 600 mijë euro për të kuruar një të sëmurë. Këtë viti kemi financuar 1 milionë euro për të shëruar 1 milionë euro”, shprehet ministri Beqaj.

Por, përveç hepatiti C masa paraprake merren edhe për parandalimin e shtimit të rasteve me hepatit B. Përveç sterilizimit të instrumenteve kirurgjikale në sallat e operacionit, futjen e sistemit të ri të  testimit NAP në bankën e gjakut të gjithë bebet e porsalindura vaksinohen ndaj hepatiteve. Madje edhe në raste kur nëna është bartëse e hepatiti B parandalohet transmetimi vertikal tek bebja.

“Menjëherë sa marrin sinjalin e parë se nëna është mbartëse e hepatitit virar, ne te bebja sa më parë të jetë e mundur ne bëjmë vaksinën e hepatitit virar dhe sa më shpejt të jetë e mundur”, thotë Spiro Damo, neonat.

Vetëm në një vit në maternitetin Mbretërsha Xheraldine numërohen 200 raste kur nëna është bartëse e Hepatiti B .

Top Channel