Peleshi: Reforma në drejtësi, efekt të drejtpërdrejtë në investime

28/07/2016 00:00

Zëvendëskryeministri Niko Peleshi doli në një deklaratë për mediat këtë të enjte, duke bërë të ditur se tashmë është hartuar dhe miratuar një plan i zhvillimit kombëtar.

Peleshi tha se qeveria ka miratuar investime me vlerë 250 milionë euro dhe i është hapur rruga për planet e zhvillimit rajonal. Ai tha se një efekt të drejtpërdrejtë në investime do të ketë edhe reforma në drejtësi.

Zëvendëskryeministri tha se këto kanë ardhur si pjesë e ligjeve të mira që nuk kanë munguar dhe kjo sot po jep edhe shenjat e para në investime.

“Reforma në drejtësi do të na japë mundësinë ta pastrojmë këtë sistem nga korrupsioni. Kjo do të ketë një efekt të drejtpërdrejtë për investime vendase dhe të huaja. Do të rriten ndjeshëm investimet në vend. Ka një interes të shtuar”, tha Peleshi.

Top Channel