Protestë për pazarin e Korçës, tregtarët nuk largohen. Bashkia: Do të rikonstruktohet

27/07/2016 00:00

Tregtarët e pazarit të vjetër të Korçës kanë vijuar protestat e tyre në kundërshtim të vendimit për mbylljen dhe largimin e tyre nga dyqanet e këtij pazari.

Vendimi, i cili pas rikonstruksionit parashikon rivitalizimin e pazarit dhe hapjen e një spektri tjetër biznesesh, ka bërë që më tepër se 100 tregtarë të kontestojnë dhe protestojnë para Bashkisë së Korçës, duke kërcënuar se do të arrijnë deri në grevë urie.

Sipas tyre, ky vendim jo vetëm që është i padrejtë, por ua vështirëson situatën ekonomike.

Një ditë më parë bizneset, të mbështetura edhe nga përfaqësues të PD-së, protestuan ashpër ndaj mbylljes së dyqaneve dhe vendimit për zhvendosjen e tyre në një tjetër treg.

Bashkia e Korçes, nga ana e saj sqaroi se bizneset janë lajmëruar në mënyrë të vazhdueshme se duhet të largojnë aktivitetin e tyre nga pazari i vjetër i Korçes, i klasifikuar si monument kulture i kategorisë së parë.

Top Channel