Ndërron jetë autori i zjarrvënies që shkaktoi dy të vdekur në spital

26/07/2016 00:00

Autori i zjarrvënies së qëllimshme të regjistruar në ambientet e një spitali privat në Tiranë, ka ndërruar jetë nga plagët e marra.

Ngjarja e rëndë dhe e pashembullt ndodhi mesditën e së hënës në brendësi të pavionit të hemodializës, teksa pacienti Lefter Canaj, 57 vjeç, ka nxjerrë nga qesja një bidon me benzinë dhe ka spërkatur pacientin tjetër Dashamir Saraçi, 47 vjeç, duke i vënë zjarrin.

Motivet e sherrit që sollën ngjarjen tragjike ende nuk dihen ndërsa dëshmitarët flasin për një skenë të tmerrshme.

Ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikëseve dhe forcave të komisariatit nr 3 bënë të mundur evakuimin e personave që ndodheshin në pavion, përfshirë stafin e spitalit pasi bilanci mund të ishte edhe më tragjik.

Të plagosur nga zjarri i fuqishëm kanë mbetur shtetasit S.B., 34 vjeç dhe shënjestra e autorit, Dashamir Saraçi. Që të dy këta shtetas ndodhen në gjendje të rëndë në reanimacion.

Top Channel