Hipopotamët e Pablo Eskobarit nuk ndalojnë së çiftëzuari, trembin biologët

25/07/2016 00:00

Pablo Eskobar, bosi famëkeq i drogës, u vra nga policia kolumbiane në vitin 1993. Autoritetet i sistemuan kafshët që gjetën në kopshtin e tij privat zoologjik, por jo katër hipopotamët që çanë gardhet dhe jetuan në natyrë.

Pa pasur rrotull luanët, krokodilët, hienat dhe grabitqarët e tjerë që në Afrikë do t’u hanin këlyshët, 4 hipopotamët kanë pasur ushqim të bollshëm në këto 23 vitet e fundit dhe janë çiftëzuar si kafshë që janë, pa ditur që duke bërë këtë kanë vënë në alarm biologët dhe banorët.

Sot, 4 hipopotamët janë shumuar në rreth 40 individë gjithsej, duke u bërë teknikisht specia më “invazive” në planet.  Fshatarët ndihen të kërcënuar të peshkojnë në ato zona, pasi, edhe pse barngrënës, këta gjigantë janë shumë të rrezikshëm. Në Afrikë vrasin rreth 3000 njerëz në vit.

Populli dhe shoqatat e kafshëve kanë penguar përpjekjet e biologëve për të tredhur meshkujt, si masë që të mos shfarosen speciet vendase. Autoritetet kanë pak gjasa të veprojnë më tej, sidomos pas imazhit negativ që përhapi fotoja e një hipopotami të vrarë nga ushtria në vitin 2009. (Foto 5).

Pablo Eskobar, bosi i Kartelit të drogës “Medellin”, njihet si një nga më të rrezikshmit në histori. Ai arriti të grumbullojë një pasuri prej 25 miliardë dollarësh dhe kishte kontroll shumë të zgjeruar, deri në 80% të gjithë kokainës në Amerikë. Prona e tij “Hacienda Napoles” shërben si muze dhe si park argëtimi.

FOTO GALERI
1/10
Banorët nuk lejojnë tredhjen e hipopotamëve, pavarësisht paralajmërimeve të biologëve.

Top Channel