Grabitja në Rinas, policia: Nuk ka asnjë hetim për dekonspirim të operacioneve

24/07/2016 00:00

Policia e Shtetit ka hedhur poshtë disa raportime në media për dekonspirim të operacioneve policore dhe i cilëson shpifje pretendimet për veprime të pasakta nga ana e policisë në kuadër të hetimeve për grabitjen e Rinasit.

Në një deklaratë për mediat, thuhet çdo veprim i policisë është pjesë e një plani hetimor të detajuar e të koordinuar me të gjitha strukturat    përkatëse.

“Policia e Shtetit ka angazhuar specialistët e saj më të mirë dhe në bashkëpunim me Prokurorinë po vijon hetimin e pandërprerë për zbardhjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të grabitjes së vlerave monetare në Aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas”, thuhet në deklaratë.

Për shkak të natyrës së hetimit, sipas tyre, policia nuk mund të japë më shumë detaje për publikun, por fton këdo që ka informacion në lidhje me autorët të bëhet bashkëpunues dhe të ndihmojë autoritetet.

Top Channel