Sulmi në Mynih, e diela ditë zie në Kosovë

23/07/2016 00:00

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi vendosi të shpallë të dielën dite zije në nder të tre shqiptarëve të vrarë në sulmin e Mynihut.

Dy vajzat e reja dhe 21-vjeçari që humbën jetën prej plumbave të të riut gjermano-iranian, Thaçi i ka cilësuar si heronj në luftën për vlerat dhe liritë e përbashkëta në Kontinentin e Vjetër.

“Ky akt i dhunës na i ka prekur zemrat tona dhe ndërgjegjen e Europës. Familjeve të viktimave iu shprehi ngushëllime të thella. Unë dhe populli i Kosovës përkulet para tyre”, u shpreh ai.

Në njoftimin e Zyrës së Presidentit thuhet se dita e zisë shpallet edhe në solidarizim me popullin gjerman dhe se me vendim te kreut te shtetit,  flamujt do te ulen në gjysmë shtizë në të gjitha objektet shtetërore të Republikës së Kosovës, brenda dhe jashtë vendit.

Top Channel