Kukan e Fleckenstein përshëndesin marrëveshjen mbi reformën në drejtësi

20/07/2016 00:00

Dy europdeputetët Eduard Kukan e Knut Fleckenstein përshëndesin arritjen e marrëveshjes nga liderët politikë shqiptarë për reformën në drejtësi.

“Një lajm i mirë vjen nga Shqipëria”, shkruan Kukan në “Tittwr”, ndërsa uron liderët politikë shqiptarë për marrëveshjen e arritur.

Ndërsa Fleckenstein shkruan se populli shqiptar e meritonte një reformë të tillë. Ai shton se tani fillon zbatimi i reformës. “Do të jem atje nëse do të jetë e nevojshme”, shkruan Fleckenstein.

Top Channel