Pak ditë më parë në murin e një rruge në Melburnit të Australisë  u krijua një “grafit” në shenjë urrejtjeje ndaj këngëtares Taylor Swift. Ky vizatim u krijua nga një artiste rruge e quajtur Lushsux.

Kjo pikturë murale u shfaq pak ditë pas skandalit mes Taylor Swift, Kim Kardashian dhe Kanye West. Në këtë portret 26-vjeçarja Swift shfaqet e pikturuar në mënyrë perfekte ku pranë saj ndodhen inicialet e emrit të shkruara gabimisht nga artistja Lushsux, gjithashtu data e lindjes dhe ajo e vdekjes së saj.

Taylor Swift ka qenë në qendër të vëmendjes gjatë javëve të fundit për sa i përket jetës së saj dashurore, por edhe për skandalet mes saj dhe yjeve të tjerë.

Në këtë mënyrë ajo ka humbur një numër të madh fansash të cilët këtë “grafit” e kanë shpërndarë edhe në rrjetet e tyre sociale duke simbolizuar kështu vdekjen e Taylor si artiste.

Top Channel