Rikthehet gjyqtarja e dyshuar për korrupsion

18/07/2016 00:00

Gjyqtarja Majlinda Andrea, e dyshuar për korrupsion pasiv është rikthyer në Shqipëri po nga Porti i Durrësit, por pa bashkëshortin e saj për të cilin është caktuar masa e sigurisë ‘arrest me burg’.

Gjyqtarja e pezulluar nga detyra pritet të merret në pyetje nga prokuroria gjatë kësaj jave mbi akuzat e përfitimit të një shume prej  50 mijë eurosh kundrejt favorizimit të një vendimi për një njohje pronësie për njohjen e 40 hektarëve truall.

Gjyqtarja Andrea u largua nga Shqipëria 12 orë para se gjykata ta pezullonte nga detyra, çka ka bërë që prokuroria të hetojë edhe rrjedhjen e informacionit.

Top Channel