Skandali, Majkëll Xhekson donte të martohej me Emma Watson kur ishte 11 vjeçe

17/07/2016 00:00

Mjeku i dënuar me 4 vite burg për vdekjen e yllit të Popit hedh dritë mbi një prej skandaleve më të shëmtuara të Majkëll Xhekson.

Conrad Murray ka treguar për “The Mirror” se Xhekson i kishte thënë se do të martohej me Emma Watson, e cila në atë kohë ishte vetëm 11 vjeçe.
Por kësaj dëshmie tronditëse, nëse është i vërtetë, i shtohet edhe një detaj akoma më i rëndë.

Po sipas mjekut të yllit të popit, ai do martohej me aktoren Watson vetëm nëse nuk do arrinte të martohej me kumbarën e tij 12 vjeçare Harriet Lester, vajzën e një prej miqve të tij, Mark Lester.

Ai rrëfen se në vitin 2009, kur Xhekson ishte në një koncert në Londër i kishte shprehur dëshirën për t’u takuar me Lester e për të diskutuar rreth martesës me vajzën e tij.

I kontaktuar nga “The Mirror” Mark Lester ka refuzuar të komentojë rreth deklaratave të Conrad Murray.

Pas vdekjes së Yllit të Popit në moshën 50-vjeçare si pasojë e njl overdoze ilaçesh, mjeku i tij personal u shpall fajtor për vrasje nga pakujdesia dhe u dënua me 4 vite burg nga të cilat vuajti vetëm gjysmën.

FOTO GALERI
1/3
Xhekson dhe Mark Lester, bashke me vajzat e ketij te fundit

Top Channel