Messi drejt rinovimit te kontratës

17/07/2016 00:00

Barcelona dhe Lionel Messi shumë shpejt do të firmosin kontratën e re mes tyre. Sipas të përditshmes “El Mundo Deportivo”, babai i futbollistit Jorge Messi duket se e ka pranuar propozimin e drejtuesve të klubit për të rinovuar kontratën menjëherë pas kthimit të sulmuesit nga pushimet.

Kontrata e fundit që Messi nënshkroi me Barcelonën ishte ajo e vitit 2014 përpara se të nisej për në Botërorin e Brazilit, skadenca e së cilës është në vitin  2018, ndërkohë që klauzola e zgjidhjes së saj kap shifrën e 250 milionë eurove.
 
Ëndrra e drejtuesve të Barcelonës është që Messi të jetë i pranishëm në përurimin e “Camp Nou”-t të ri që parashikohet të ndodhë në vitin 2021 gjithnjë nëse do të respektohen afatet e ndërtimit të tij.

Për momentin, te klubi katalanas nuk janë përgatitur ende dokumentet zyrtare të rinovimit të kontratës, detajet e së cilës do të diskutohen së bashku me Jorge Messin, pas kthimit të futbollistit nga pushimet.

Top Channel