Obama: Mbështesim qeverinë

16/07/2016 00:00

Shtëpia e Bardhë ka lëshuar një deklaratë për zhvillimet e fundit në Turqi. Përmes saj, Presidenti Barack Obama dhe Sekretari i Shtetit, John Kerry, kanë shprehur mbështetjen për qeverinë.

“Të gjitha palët duhet të mbështesin qeverinë e zgjedhur në mënyrë demokratike, të tregohen të përmbajtur dhe të shmangin dhunën dhe gjakderdhjen”, thuhet në deklaratë.

Më tej, SHBA-të apelojnë shtetasit e tyre në Turqi që të bëjnë kujdes dhe të ndjekin të gjitha mediat lokale.

Top Channel