Kosovë, Veseli realizon premtimin për pagat e specializantëve

14/07/2016 00:00

Dy muaj më parë, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli kishte pritur në një takim përfaqësuesit e një grupi specializantësh të mjekësisë, të cilët e informuan atë me problemin me të cilin ishin duke u ballafaquar.

Rreth 300 specializantë kryenin shërbimet e tyre në sistemin shëndetësor dhe prej dy vitesh nuk kishin marrë asnjë lloj kompensimi financiar. Me këtë miratim të buxhetit zgjidhet edhe çështja e specialistëve të papunë.

Gjatë atij takimi, kryetari Veseli u kishte premtuar specializantëve se do të angazhohej maksimalisht për gjetjen e zgjidhjes së kësaj situate të papranueshme për ta.

Me aprovimin e ligjit të ndryshuar të Buxhetit për vitin 2016, kërkesa e specializantëve për kompensim u realizua dhe do të zbatohet në pajtim me ligjin.

Top Channel