Mbipesha sjell probleme shëndetësore për të gjithë, por ata që rrezikojnë më shumë vdekjen e parakohshme prej saj janë meshkujt.

Edhe pse arsyeja e një trendi të tillë është ende e paqartë për shkencëtarët, studimi i fundit i publikuar në revistën “The Lancet”, lë të kuptohet se burrat obezë janë më të ekspozuar ndaj rrezikut të diabetit dhe niveleve të rrezikshme të dhjamosjes së mëlçisë.

Pas duhanit, mbipesha konsiderohet si shkaktari i dytë më i rëndësishëm i vdekjeve në Europë dhe në Amerikën e Veriut.

Kërkues nga e gjithë bota mblodhën së bashku të dhëna nga 189 studime ku përfshiheshin thuajse 4 milionë vetë për të dalë në këtë rezultat. Ata u përqendruan tek njerëzit nuk kishin pirë kurrë cigare dhe nuk kishin sëmundje kronike dhe zbuluan se rreziku i vdekjes së parakohshme rritej me mbipeshën.

Lidhja mes këtyre të dyjave ishte shumë e forte tek meshkujt. Nga përllogaritjet e tyre, rezulton se rreziku që në një njeri i shëndetshëm në Amerikën e Veriut të ndërrojë jetë përpara moshës 70 vjeç ishte 29% tek obezët e 19% tek një individ me peshë normale. Tek gratë, i njëjti rrezik është në nivelet 14,6 me 11%.

Njëri nga hartuesit e studimit, profesor Richard Peto thotë se mbipesha mund të konsiderohet sot përgjegjës për një në shtatë vdekje të parakohshme në Europë dhe në një pesë vdekje të tilla në Amerikën e Veriut.

Top Channel