Itali, shqiptari aksidenton për vdekje nënë e bijë; arrestohet

14/07/2016 00:00

Një emigrant shqiptar 21 vjeç është arrestuar në Itali dhe akuzohet për vrasje në aksident nën efektin e alkoolit.

Ai ka goditur me automjetin e ti dy persona, një grua 37 vjeçe e cila po ecte në rrugë me vajzën e saj vetëm 10 vjeç. Aksidenti ndodhi mbrëmjen e së mërkurës në Sirmione, provincia e Breshias.

Gruaja, me origjinë nga Pulia dhe vajza e saj humbën jetën menjëherë në aksidentin tragjik. Ato po ecnin në rrugë së bashku me një grua tjetër dhe dy fëmijët e saj, të cilët ndodhen në spital të plagosur.

Policia arrestoi menjëherë 21-vjeçarin shqiptar. Në Itali një ngjarje e tillë klasifikohet si vrasje dhe dënohet si e tillë e jo thjesht si një aksident nga pakujdesia.

Top Channel