Peshku i madh e ha të voglin, por krokodili i ha të dy

13/07/2016 00:00

Është e vështirë të jesh në fund të zinxhirit ushqimor, ashtu siç i ka ndodhur edhe këtij peshku të pafat i cili ka “fluturuar” mbi ujë për të kapur një peshk fluturues, por ai bashkë me darkën e tij janë kthyer në darkën e një krokodili.

Shprehja “peshku i madh e ha të voglin” në këtë rast do të merrte kuptim më të plotë nëse do  shtonim edhe “krokodili i ha të dy”.

Momenti tepër i rrallë është kapur nga një fotograf në lumin Rio Negrinho Pantanal në Brazil.

“Gjithçka mbaroi në një moment”, është shprehur fotografi me fat, Massimiliano Bencivenni.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel