Pokemon Go shqetëson monumentet kombëtare

13/07/2016 00:00

Pokemon Go është aplikacioni dhe loja më e kërkuar për telefona celularë në botë, duke marrë një famë të jashtëzakonshme.

Por siç ndodh gjithnjë në rastin e famës, loja ka shkaktuar edhe shumë probleme. Muzeu përkujtimor i Holokaustit në SHBA i kërkoi publikisht njerëzve që të mos luajnë lojën Pokemon Go, ndërsa vizitojnë muzeun.

Një zëdhënës i këtij institucioni në Uashington tha se përdorimi i lojës gjatë vizitës në memorialin e viktimave të nazizmit ishte shumë i papërshtatshëm. I njëjtë edhe reagimi i autoritetet të varrezës kombëtare Arlington, vetëm 3 km larg muze, të cilat kanë paralajmëruar lojtarët e Pokemon Go që të kenë kujdes.

Të dy këto vende janë pjesë e lojës për telefona celularë që është shndërruar në një fenomen tregtar dhe shoqëror.

Pokemon Go ka një sukses të jashtëzakonshëm pasi ndryshe nga lojërat e tjera elektronike i detyron njerëzit që të dalin në botën e vërtetë për të kërkuar krijesat pokemon.

Si shumë vende të tjera të famshme, muzeu në Uashington dhe varreza historike ushtarake janë vende brenda lojës lojtarët mund të gjejnë pokemone, por duhet të shkojnë atje dhe të bredhin me telefon në dorë që t’i gjejnë.

Kjo padyshim që ka shqetësuar drejtuesit e këtyre institutcioneve hijerënda që s’mund të pranojnë diçka të tillë. mësohet se zyrtarë të muzeut dhe varrezës kombëtare i kanë kërkuar kompanisë Niantic Labs që ti heqë këto dy vende nga loja, por ende nuk ka një përgjigje nga ajo.

Top Channel