Sezoni turistik, Ekonomi: Më shumë angazhim nga bashkitë

12/07/2016 00:00

Ministrja e Ekonomisë dhe Turizmit, Milva Ekonomi ka mbledhur këtë të martë task forcën për turizmin.

Në fjalën e saj, ministrja ka vlerësuar se, sezoni turistik ka nisur i mbarë, por ka theksuar se duhet më shumë angazhim nga bashkitë.

“4 grupe pune nga MZHETTS janë në terren duke monitoruar situatën, ndërkohë që bashkitë duhet të bëjnë më shumë kujdes në pastrimin e plazheve publike”, ka deklaruar Ekonomi.

Sa u takon tatimeve, ministrja ka nënvizuar se ato duhet t’i kushtojnë vëmendje informalitetit në sektorin e turizmit.

“Të monitorohen pajisja me  NIPT dhe abuzuesit e çmimeve. Të inspektohen hotelet dhe restoranteve për afishimin e çmimeve”, ka rekomanduar Ekonomi.

Top Channel