Sarandë, policia në kërkim të 15-vjeçares së larguar nga shtëpia

09/07/2016 00:00

Policia e Sarandës është vënë në kërkim të një vajze 15-vjeçare, e cila pak ditë më parë u denoncua nga prindërit se ishte larguar nga shtëpia.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave denoncimi i familjarëve të vajzës me inicialet I.K u bë më datë 7 korrik.

Prindërit deklaruan se nuk kishin dijeni për vendndodhjen e saj dhe se që prej asaj dite kishin humbur çdo kontakt me të.

Top Channel