Victoria Nuland, të dielën edhe në Kosovë. Nuk flet për mediet

08/07/2016 00:00

Tanimë është bërë e ditur agjenda e zëvendëssekretares së Shtetit amerikan, Victoria Nuland, e cila do të vizitojë të dielën edhe Kosovën, si pjesë e turit të saj ballkanik.

Fillimisht Nuland pritet të takojë Presidentin Hashim Thaçi, pastaj kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli. Ajo do të takohet edhe me kryeministrin Isa Mustafa, zëvendëskryeministrin Hajredin Kuçi dhe kryediplomatin Enver Hoxhaj.

Nuland do të takohet po ashtu edhe me zëvendëskryeministrin Branimir Stojanoviç, por nuk është parashikuar asnjë dalje për mediet.

Top Channel