F1 Silverstone, problem për Rosberg, Hamilton i pari

08/07/2016 00:00

Në mungesë të Rosberg që vazhdon të ketë problem me makinën e tij, Hamilton ka vendosur sërish kohën më të mirë në sesionin e dytë të provave të lira, për Çmimin e Madh të Britanisë. Hamilton ishte sërish më i shpejti edhe në sesionin e dytë me një diferencë të njëjtë si edhe në sesionin e parë.

Me kohën 1.31.660, britaniku la pas dy pilotët e Red Bull, Ricciardo dhe Verstappen. Australiani ishte rreth gjysmë sekonde më ngadalë, ndërsa holandezi ishte mbi 7 të dhjetat. Vettel realizoi kohën e katër më të mirë, ndërkohë që pas tij u rendit Raikkonen.

Shumë mirë në këtë sesion të dytë u shfaq edhe Alonso, që u rendit i gjashti, ndërkohë që Rosberg nuk arriti të zhvillonte asnjë xhiro për shkak të problemeve në njëvendëshen e tij.

Top Channel