Këta njerëz janë të çmendur!

08/07/2016 00:00

Ka nisur në Spanjë festivali 9 ditor i vrapimit të demave, i cili organizohet çdo vit që prej 1910-s.

Pamje të tmerrshme janë publikuar që në ditën e parë nga kaosi në rrugët e Pamplonas, ku disa persona kanë mbetur të plagosur teksa janë goditur nga demat.

Ndërkohë, një toreador vetëm 19-vjeçar, në një dyluftim me një dem është goditur keqazi në organet gjenitale, por megjithatë ka vazhduar “luftën” deri në fund, duke e vënë për tokë demin.

Kryqi i Kuq njoftoi menjëherë se 6 persona kanë mbetur të plagosur në ditën e parë të festivalit pasi janë goditur nga demat. Ndërsa që prej vitit 1910 të paktën 16 persona kanë humbur jetën.

FOTO GALERI
1/16

Top Channel