Humbja e Gjermanisë, Lëv justifikon penalltinë

08/07/2016 00:00

Pas përfundimit të ndeshjes, tekniku gjerman ka justifikuar si kapitenin Shvajnshtajger, po ashtu edhe arbitrin italian Nicola Rizzoli, ndërsa shton se fati i ndeshjes u vendos nga penalltia.

“Puna e gjyqtarëve s’duhet komentuar. Nëse shihni si Shvajnshtajger mundohet të arrijë topin dhe se si i rrëshqet mbi dorë, është vetëm mungesë fati. Ka një lëvizje të rrjedhshme kur kërcen dhe nuk mund ta kontrollosh”,  u shpreh Lëv.

Duke folur për golin e dytë, ai thekson se ishte gabimi i parë e i vetëm i mbrojtjes gjermane pasi topi duhet të ishte larguar nga zona e rrezikut.

 

Top Channel