“Loro Boriçi” hapet në 24 gusht

07/07/2016 00:00

Sekretari i FSHF, Ilir Shulku, njoftoi se stadiumi i rikonstruktuar “Loro Boriçi”, i cili ka rreth 16 mijë vende do të inaugurohet më 24 gusht.

“Më datën 24 gusht do të bëhet inaugurimi zyrtar, por do të ketë edhe një test paraprak me një ndeshje miqësore, por që ende nuk është vendosur”, tha Shulku.

Përsa i përket startit të Superligës, sekretari Shulku theksoi se pas konsultimeve edhe me trajnerin e kombëtares Gianni De Biasi u vendos që ajo të nisë me 7 shtator. 

Top Channel